West Ham ka fituar dramën kundër Manchester Unitedit me rezultat 3:2.
West Ham ka fituar dramën kundër Manchester Unitedit me rezultat 3:2, për të ruajtur kështu ende gjasat për kualifikim në garat evropiane.
Në anën tjetër, kjo fitore është një goditje e rëndë për Unitedin, skuadër e cila në rast të fitoreve në dy ndeshjet e fundit do të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin e Sakho, por Unitedi u përgjigj me dy gola të Anthony Martial.
Vendësit nuk u dorëzuar dhe brenda 7 minutave shënuan dy gola për të kthyer rezultatin në të mirë të tyre 3:2.
Pas kësaj fitoreje United mbetet në vendin e pestë me 63 pikë, një më shumë se sa West Ham në vendin e gjashtë. /Express
No comments:
Post a Comment