Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se të enjten në një konferencë për media se Kosova është e përkushtuar në dialogun me Serbinë, pasi sipas tij, institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu është një vlerë e çmuar.
Por, kreu i ekzekutivit në konferencën për media të mbajtur së bashku me përfaqësuesen Mogherini dhe komisonerit Avramopoulos kërkoi që Serbia të heq dorë nga pengesat që po ia bën Kosovës për anëtarësim në organizatat e ndryshme, e që është në kundërshtim me frymën e dialogut.
No comments:
Post a Comment