Thursday, May 5, 2016

Mogherini: Kosova është Evropë, jam e lumtur që sot festojë me ju


Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa, ka thënë se ndihet shumë e privilegjuar që ndodhet këtu dhe që ndan festën me qytetarët e Kosovës, festë kjo të cilën e keni arritur si rezultat i punës që keni bërë.
Mogherini këto komente i bëri gjatë një konference për media ku më tej theksoi se sot kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm përpara, që do të ketë impakt pozitiv në jetën e përditshme dhe politike, transmeton Telegrafi.
“Kosova është Evropë dhe ne jemi duke punuar për integrimin e Kosovës edhe në BE. Vendi i juaj është në zemër të kontinenit. Po i thoja kryeministrit se jam shumë e lumtur që po festojmë së bashku edhe anëtarësimin në UEFA”, ka thënë Mogherini.
Ajo ka shtuar se kemi një mënyrë të punuarit së bashku ndërmjet dialogut të cilin ajo e ndërmjetëson, dhe se dialogu është mënyrë e të forcuarit të shtetit.
“Brenda disa ditëve do të festojmë ditën e Evropës dhe nuk ka mënyrë më të mirë për mua që këtë ta bëjë së bashku me këtë vend. Këtu ne sot festojmë lirin e lëvizjes  e jo ndërtimin e murit me tela me gjemba sepse kjo nuk është Evropa”, u shpreh Mogherini.

No comments:

Post a Comment