Friday, May 6, 2016

UEFA godet Realin dhe Atleticon para finales


Real Madrid dhe Atletico kanë marrë një lajm të keq para finales së Ligës së Kampionëve.

UEFA u ka ndarë vetëm nga 18 mijë bileta dy finalistëve të Ligës së Kampionëve, Real Madridit dhe Atleticos, shkruan e përditshmja sportive madrilen, Marca.
Sipas Marcas, Angel Maria Villar, presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, po synon që të dy skuadrave t’ua siguroj nga 30 mijë bileta, pasi kapaciteti i San Siros është 80 mijë spektator.
Real dhe Atletico, në finalen në vitit 2014, kishin nga 18 mijë bileta, por stadiumi i Lisbonës ka pasur një kapacitet vetëm prej 60 mijë ulëseve.
Finalja mes Realit dhe Atleticos do të luhet në stadiumin e Milanos ‘San Siro’ me 28 maj.

No comments:

Post a Comment