Wednesday, May 4, 2016

Veseli: Albin Kurti e Visar Ymeri s'e duan më shumë se unë flamurin kombëtar


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje spektrit politik të vendit, sidomos kolegëve të tij opozitarë, që ta lënë patriotizmin mënjanë, duke thënë se po harxhojnë shumë kohë për çështjen e identitetit.

"Ata që nuk firmosin marrëveshje dhe që janë kundër Kosovës, ata nuk munden as të firmosin se ky popull është shumë i mençur se kujt ia jep besimin por ajo çfarë duhet më shumë, edhe për kolegët e mi opozitarë, është ta lëmë patriotizmin mënjanë për arsye se ne shumë harxhojmë kohë për këtë çështjen e identitetit", ka thënë Veseli në emisionin Tonight Ilva Tare në Ora News.
"Krenar jemi se jemi shqiptarë. Besoj e duam flamurin kombëtar. Albin Kurti, Visar Ymeri kurrkund s’më ka treguar se e do më shumë, se kanë mundur të jenë me mua çdokund, nuk janë të rinj", është shprehur Veseli,

"Po flasim për racionalitet. Me çfarë do të ma tregojë, kundër meje do të tregojë sa shqiptar është? Mua do të më bëjë me Serbinë ose Hashim Thaçin? Po ku e mori atë moral? Ku e mori atë të drejtë? Se ka lexuar 3 libra të Marxit dhe të Engelsit edhe të filozofëve të importuar të cilët na vijnë këtu për të na bërë katrahurë revolucionesh?", ka deklaruar Veseli.
"As nuk do ta lejojmë dhe do të jemi pa kompromis për këtë çështje, ta ruajmë këtë se kemi dhënë shumë gjak për ta fituar. Disa prej tyre nuk kanë denjuar as të jenë pjesë e saj", është shprehur kreu i Kuvendit.

No comments:

Post a Comment