Tuesday, May 10, 2016

Pacolli tregon planin me të cilin do punësojë çdo vit nga 90 mijë veta (Video)

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, thotë se Kosova ka kapacitete shumë të mëdha për zhvillim dhe se me një plan qeverisës do të rriste ekonominë çdo vit për më shumë se 10 për qind.

‘Kosova ka kapacitet sot të ketë rritje ekonomike mbi 12-13 për qind në vit. Kur e them këtë, po e them me përgjegjësinë më të madhe që Kosova ka kapacitet të ketë rritje ekonomike vjetore mbi 10 për qind 12-13 për qind’, tha Pacolli.
Duke pasur rritje të tillë ekonomike, Pacolli ka deklaruar se mund të punësojë deri në 90 mijë persona për çdo vit.
“Kemi punë në çdo drejtim, çdo kund ka punë për tu bërë, kemi fuqinë punëtore fantastike që është e gatshme për këto sfida dhe kemi pronat të cilat sot janë në dispozicion, por që janë uzurpuar praktikisht prej këtyre qeverive, prej kësaj qeverie mbahen peng dhe ato nuk ipen për të kriju mundësi të zhvillimit ekonomik”, theksoi Pacolli në ‘Zona B’ në Klan Kosova.
Shefi i AKR’së thotë se politikanët që udhëheqin tani me Kosovën nuk e duan vendin dhe nuk duan të punojnë.
“Ne jemi të gatshëm me e marrë përgjegjësinë dhe me ja ofru Kosovës këtë rritje ekonomike. Vetëm nëse ka rritje ekonomike mbi 10 për qind krijon mundësi punësimi për 70-80-90 mijë vende pune. Derisa ne kemi rritje ekonomike 1-2-3 për qind e cila është rritje ekonomike e cila do të ndodhte në Kosovë edhe pa mundësitë që kjo Qeveri jep”, tha Pacolli.

No comments:

Post a Comment