Wednesday, May 11, 2016

Këshilli i FIFA-s rekomandon pranimin e Kosovës

FIFA ka njoftuar se aplikimi i Kosovës dhe Gjibraltarit për pranim me të drejta të plota në këtë shtëpi të futbollit është futur në rend të ditës në kongresin që do të mbahet më 12 dhe 13 maj në Mexico City.
Aplikimi i Kosovës dhe Gjibraltarit do të votohet këtë të premte, transmeton koha.net.
Po ashtu në këtë kongres Këshilli i FIFA-s ka rekomanduar sot se nëse pranohet Kosova dhe Gjibraltari, këto shtete do të lejohen të marrin pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018.

“Në përputhshmëri me Statusin e FIFA-s dhe bazuar në vendimin e fundit të CAS-it, Këshilli i FIFA-s ka vendosur të fusë në agjendë votimin për të pranuar Federatën e Gjibraltarin në Kongresin e 66-të nën pikën 15.2. Votimin për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës do të procedohet nën pikën 15.1. Këshilli rekomandon që Kongresi të pranojë Kosovën dhe Gjibraltarin si anëtarët 210 dhe 211 në FIFA. Po ashtu u konfirmua se nëse të dy federatat, pranohen në kongresin e 66-të, do të marrin pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës 2018, me UEFA-n që do të merret me modalitetet për integrimin në garat preliminare”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

No comments:

Post a Comment