Tuesday, May 10, 2016

Rifillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, ndoshta në qershor






















Në Bruksel është duke u punuar për të filluar një rreth i ri i bisedimeve në nivel të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo do të ndodhë vetëm pas formimit të qeverisë së re në Beograd.

Formimi i kësaj Qeverie pritet të bëhet në fillim të muajit qershor.
"Përfaqësuesja e Lartë e BE'së, Federica Mogherini, është në kontakt me të dy palët në mënyrë që të arrihen hapa që shpien drejt implementimit të marrëveshjeve të arritur", citon tanjug të ketë thënë zëdhënësja e Përfaqësueses së lartë, Maja Kocijançiq, transmeton koha.net.
Serbia ende pengon respektimin e marrëveshjes për kodin telefonik, për lëvizjen e lirë, për tabelat e automjeteve të Kosovës, për energjinë.
Në Bruksel, në ndërkohë, vazhdojnë bisedimet në nivelin teknik ndërmjet dy Kosovë e Serbisë.

No comments:

Post a Comment