Friday, May 6, 2016

Thaçi pret në takim kryetaren e Kushtetuse, e cila ia hapi dyert e Presidencës

Një muaj pasi Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj se zgjedhja e Presidentit të Kosovës ka qenë në suaza të Kushtetutës së Kosovës, duke hedhur kështu poshtë ankesën e partive opozitare, Hashim Thaçi do të pres në takim kryetaren e kësaj Gjykate, Arta Rama Hajrizi.

Kështu bëhet e ditur në agjendën zyrtare të Presidencës së Kosovës.
Takimi do të mbahet në Zyrën e Presidentit, me fillim në orën 09:30.
Më 4 mars 2016 tri partitë opozitare Vetëvendosje, Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës dhe Nisma, kanë dërguar kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së votimit të Hashim Thaçit president.
Një muaj më pas, më 4 prill, Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës.

No comments:

Post a Comment