Thursday, May 5, 2016

Hysajn e vëzhgoi edhe drejtori teknik i gjigantit gjerman


Bayern Munich raportohet se ka dërguar skautë për të parë nga afër Elseid Hysajn.
Siç raporton sot Il Mattino, drejtor teknik i bavarezëve, Michael Reschke ishte në San Paolo për të parë Hysajn gjatë fitores së Napoli me rezultat 2:1 kundër Atalantas.
Gjigantët bavarezë janë të gatshëm të paguajnë rreth 18 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit shqiptar, transmeton Telegrafi.
Hysajn pritet ta zëvendësojë mbrojtësi i krahut të djathtë i Ajaxit, Davy Klaassen, i cili ka thënë ditë më parë se dëshiron të largohet nga skuadra holandeze.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, mediat spanjolle raportuan se Hyasajn po e kërkon edhe Barcelona.

No comments:

Post a Comment