Wednesday, May 11, 2016

E gjithë bota përdor këngën e Erës për të kërcyer (Video)



























Kënga ‘BonBon’ e Era Istrefit ka vazhduar të pëlqehet në të gjithë botën.
Artistë dhe njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota po bëjnë ‘cover’ këngën hit të Erës, por jo vetëm.
Valltarë nga e gjithë bota po bëjnë koreografi me këngën ‘BonBon’, e cila çdo ditë e më shumë po arrin majat e hiteve botërore.

Vlen të theksohet Era tashmë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunuese me Ultra Music dhe pritet shpërthimi i saj në skenën botërore.
Më poshtë keni disa koreografi nga e gjithë bota me këngën ‘BonBon’ të Era Istrefit. /Telegrafi/

Zyrtare: Edhe një yll anglez humb evropianin



























Roy Hodgson ka marr edhe një lajm të hidhur para evropianit France 2016.
Pas Alex Oxlade-Chamberlain, trajneri i kombëtares angleze nuk mund të llogaritet edhe në shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Danny Welbeck.
Ky i fundit pësoi një lëndim në takimin kundër Manchester Cityt, e cila përfundoi me rezultat 2:2, transmeton Telegrafi.

Ai ka lënduar këmbën e majtë dhe kjo do ta mbajë jashtë fushave të blerta për rreth nëntë muaj dhe kjo do ta bëjë që sulmuesi të humbet kampionatin evropian.
Kujtojmë se edhe më parë 25-vjeçari kishte pësuar lëndim, e cila e kishte mbajtur jashtë aksionit pë rreth një muaj. 

“E mora Canën për lider, por trajneri nuk e vlerësoi”

Transferimi i Lorik Canës tek Nantes ishte disi befasues verën e shkuar, nisur nga fakti se për kapitenin e Shqipërisë pati sirena nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, por sidomos edhe nga MLS (kampionati amerikan), pa harruar në këtë aspekt sidomos interesimin e Marseille, që u vonua në negociata dhe, kur nisi të negocionte për mbrojtësin, ai kishte arritur akord me “kanarinat”.
Për mbrojtësin me eksperiencë të kombëtares, megjithatë, nuk ishte aspak e lehtë, nisur nga fakti se pati shumë probleme fizike dhe nuk e nisi mjaft mirë, por më pas gjërat nisën të përmirësoheshin dhe, madje, Nantes, arriti të bënte edhe një fazë të dytë mjaft të mirë në javët e para, madje duke iu afruar edhe objektivit Europë… Por, shpresat dhe dëshira u shkrinë si një kupë akulli në shkretëtirë, kur verdhejeshilët nisën që të pësonin shumë gola dhe humbën stabilitetin. Aktualisht, Nantes qëndron në vend të 12-të të renditjes dhe me 40 gola të pësuar, ndërsa janë 12 fitore dhe 12 barazime. Sa i përket humbjeve, ato janë 13-të, ndërsa në shtatë ndeshjet e fundit, vetëm 1 fitore e arritur ndaj Nices dhe pesë humbje e një barazim. Pra, një ecuri vërtet e dobët e cila do ta dënonte skuadrën e kanarinave, në rast se s’do të kishte siguruar mbijetesën me kohë.
Sa i përket Canës, në këtë sezon ka luajtur 21 ndeshje dhe në fushë ka qëndruar 1759 minuta. Sigurisht, është një aktivizim i mirë dhe normal, nëse merret mesatarja, por megjithatë ai shpesh është kritikuar për faktin që mbrojtja ka pësuar shumë gola. Edhe vetë tifozët kanë qenë ato që në shumë forume kanë shkruar dhe kritikuar këtë afrim . Por, presidenti Valdemir Kita, në një intervistë të dhënë për “Canal +” është ndalur tek momenti i skuadrës dhe për rezultatet e dobëta dhe mungesën e personalitetit të disa lojtarëve ia ka hedhur fajin trajnerit Der Zakarian, teksa ka dalë në mbrojtje të Lorikut, kur ka thënë se “e mora Lorikun në skuadër sepse dëshira ime ishte që të sillte më shumë personalitet në dhomat e zhveshjes, por ai u injorua… U la mënjanë. Duhet të kujdesemi për futbollistët tanë. Jam i zhgënjyer nga menaxhimi i trajnerit në këtë sezon, pasi skuadra ka pasur shumë luhatje”.
“Top 50” – E ndërsa tek Nantes e kanë injoruar… “France Football”, ka listuar 50 futbollistët që priten të lënë gjurmë, ose më saktë, që janë edhe ato që dallohen në kombëtaret e tyre. Duke përshkruar disi edhe sezonin e tij, “France Football” shkruan se “u kthye këtë verë në Francë, Ligue 1, këtë herë tek Nanta, pas të shkuarës tek Parisi dhe Marseja. Cana është renditur i 33-ti në këtë listë që përfshin emra “big”. Sigurisht, sezoni i tij ishte jo i rregullt. Ka humbur vendin e tij në fushë që në prill, nisur edhe nga fakti që është duke u ruajtur për Europianin dhe për të mos rrezikuar dëmtimin”. Sakaq, revista kalon tek përkufizimi i 32-vjeçarit në rolin që ka tek Shqipëria: “Kapiteni, Lideri. Lorik Cana është Shqipëria dhe Shqipëria është Lorik Cana. Për të lindurin në Gjakovë, Kosovë, arritja e kualifikimit në Europian është historike. Madje, zëri i tij shërbeu edhe për të thërritur disa lojtarë në kombëtare, kur ata kishin dyshime”. Por, pse mbrojtësi është i shumëpritur? “Për Lorikun, Franca është një atdhe i dytë, duke qenë se mbërriti në Paris në vitin 2000, pra kur ishte vetëm 16-vjeç. Madje, ai do të luajë ndaj Francës në qytetin e Marsejës, që shumë i ka dhënë,pasi me skuadrën në fjalë ka luajtur për katër sezone, nga viti 2005 deri në 2009. “Eshtë a mahnitshme për familjen time që do të më shohin në stadiumin “Velodrome”, që ndodhet çerek ore larg shtëpisë. Ishte një nga dëshirat e mia”.

Ritet e çuditshme të futbollistëve



























Të qenit supersitcioz është pjesë e shumë personave dhe këtu përfshihen edhe futbollistët.
Lojtarë të ndryshëm kanë apo kanë pasur ritet e tyre fatsjellëse në fillim të çdo ndeshjeje.
Kështu Ivan Rakitic në fillim fashon këmbën e majtë për t’i vënë më pas mbrojtësen, por në fushë hyn gjithnjë me këmbën e djathtë.

Ivan+Rakitic+Real+Betis+Balompie+v+FC+Barcelona+RXD6Se68Ot6x
Ndërsa Pepe Reina konsideron benzinën si fatsjellëse. Portieri i Napolit shkon gjithnjë në të njëjtin vend për të bërë furnizimin dhe parkon në të njëjtin vend përpara çdo ndeshje.
Johan Cruyff zakonisht godiste në stomak portierin e skuadrës së tij dhe më pas hidhte çamçakëzin në gjysmëfushën ekipit kundërshtar.
maxresdefault
Rite të çuditshme kishte dhe Filipo Inzaghi. Ishte i vetmi që përpara se të zbriste në fushën e lojës konsumonte biskota për fëmijë.
Ndërsa fiksimi i David Beckham ishte frigoriferi. Ish-kapiteni i Anglisë ishte maniak i perfeksionit, në frigorifer nuk duhet të ekzistonin tre objekte të të njëjtit lloj. Nëse kjo ndodhte, Beckham e hidhte njërin.
England+v+Belarus+FIFA2010+World+Cup+Qualifier+VcdsGni1gWAx
Loran Blanck kishte si zakon përpara fillimit të çdo ndeshjeje puthjen në kokë të portierit Barthez, një rit ky të cilin e pamë gjatë gjithë Botërorit 1998 ku Franca doli e fituar.
Nuk është i mbrojtur nga superisticioziteti as Cristiano Ronaldo. Portugezi hyn në fushë gjithnjë me këmbën e djathtë, nuk ndryshon asnjëherë vendin në autobus dhe avion dhe në pushim të çdo ndeshje ndryshon krehje flokësh.
Ndërsa Geri Lineker nuk gjuante asnjëherë në portë gjatë fazës së nxehjes pasi i kursente për të mos harxhuar golat. Nëse në pjesën e parë nuk arrinte të shënonte, në pushimin  e ndeshjes ndërronte fanellë.
943614-e1394661604112

Kaq para do t’i arkëtojnë Messi, Neymar dhe Suarez nëse shpallen kampion të La Ligas



























Barcelona do të duhet të ndajë 18 milionë euro për futbollistët e saj nëse të shtunën e ngritin titullin e La Ligas.
Secili futbollist i Barcelonës ka një klauzolë në kontratën, e cila specifikon shumën që do të marrin nëse e fitojnë titullin e kampionit të Spanjës.
Lionel Messi dhe Neymar do t’i arkëtojnë prej 750 mijë deri në 1 milion euro, ndërsa futbollistët e tilli si si Gerard Pique, Andres Iniesta, Luis Suarez dhe Dani Alves secili nga 650 mijë.
Kujtojmë se Barcelona ka një pikë më tepër se vendi i dytë, Real Madrid, ndërsa gjatë fundjavës do të jetë mysafire e Granadas.








Mediat britanike, për korrupsionin në Ballkan: Për këtë të keqe, Kosova në vendin e parë



























The Independent ka krijuar një statistikë të vendeve më të korruptuara në botë, duke u bazuar në të dhënat e Transparency, ku Kosova renditet në vendin e 106-të.
Sipas këtyre statistikave vendi me më së paku korrupsion është Danimarka, e ndjekur nga Finlanda, Suedia, Zelanda e Re, Holanda, Norvegjia, Zvicra, Singapori, Kanadaja dhe Gjermania, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq vendet më të korruptuara sipas statistikave të Independent, renditen Somalia, Koreja e Veriut, Afganistani, Sudani, Angola, Libia, Iraku, Venezuela, Guinea-Bissau dhe Haiti.
Sa i përket vendeve të Ballkanit, Kosova renditet e fundit sa i përket luftimit të korrupsionit duke u renditur në vendin e 106.
Shqipëria ka arritur të pozicionohet në vendin e 88, Maqedonia në të 66, Kroacia në vendin e 50, Bosnja e Hercegovina në 76, Serbia e 71-ta si dhe Sllovenia e 35. 

Popovich: Oklahoma në finale? Nuk e dija se kjo seri mbaroi



























Trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich, është shprehur i frustruar pas takimit të pestë të gjysmëfinal të playoffit në NBA ndaj Oklahoma City Thunder, të cilin ekipi i tij e humbi me rezultat 95-91.
San Antonio Spurs shkon në ndeshjen e gjashtë në Chesapeake Energy Arena të Oklahomas me disavantazh prej 2-3 me fitore, dhe në rast se nuk fiton në udhëtim, atëherë nuk do të arrijë të sigurojë një ndeshje të shtatë finale, ku do të përcaktohej finalisti.
Popovich u shpreh i frustruar pas duelit, duke thënë se gjyqtari ndikoi me disa vendime të padrejta, por tha se kjo i ndodh të gjithëve dhe nuk e përdor si arsyetim.
“Oklahoma luajti mirë. Ishte ndeshje shumë e vështirë. Ndeshja u vendos në fund. Ashtu sikurse në ndeshjen e kaluar, ata kapën më shumë topa nën kosh dhe kështu arritën që të triumfojnë në fund”, theksoi Popps.

I pyetur se si e vlerëson ai Billy Donovan për suksesin që Oklahoma ka pasur në këtë sezon dhe me fitoret e arritura ndaj tij, Popps u shpreh tejet i nervozuar, shkruan Telegrafi.
“Nuk e dija që seritë kankë përfunduar… nuk i shikoj trajnerët tjerë”, u shpreh tekniku legjendar i Spurs.
Ndeshja e gjashtë zhvillohet të premtën në mëngjes në ora 02:30 sipas kohës tonë lokale. Nëse Spurs fitojnë, do të zhvillohet ndeshja e shtatë sërish në Teksas, teksa me një fitore para tifozëve të vet Oklahoma do të siguronte finalen.





Aeroplani më gjigant në botë fillon misionin e jashtëzakonshëm (Foto)

Aeroplani më i madh në botë që është dizajnuar dekada më parë në Ukrainë, “Antonov An-225 Mriya”, ka nisur një udhëtim të gjatë drejt Australisë.
Ai është 600 tonë dhe ka dyfishin e gjerësisë së një Boeing 747.
Ka 42 goma dhe mund të transportojë ngarkesa që shkojnë në disa qindra tonë.
Avioni me përmasa kolosale do të çojë nga Europa në Australi një gjenerator gjigant që peshon 117 tonë.
Transporti me anije do të donte shumë ditë dhe kosto të madhe, ndaj është përdorur ai që konsiderohet si më gjiganti i avionëve.
Antonov ka transportuar në vitin 1989 një anije hapësinore ruse.
1
2
3
4
5
6
7
8
9


Këshilli i FIFA-s rekomandon pranimin e Kosovës

FIFA ka njoftuar se aplikimi i Kosovës dhe Gjibraltarit për pranim me të drejta të plota në këtë shtëpi të futbollit është futur në rend të ditës në kongresin që do të mbahet më 12 dhe 13 maj në Mexico City.
Aplikimi i Kosovës dhe Gjibraltarit do të votohet këtë të premte, transmeton koha.net.
Po ashtu në këtë kongres Këshilli i FIFA-s ka rekomanduar sot se nëse pranohet Kosova dhe Gjibraltari, këto shtete do të lejohen të marrin pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018.

“Në përputhshmëri me Statusin e FIFA-s dhe bazuar në vendimin e fundit të CAS-it, Këshilli i FIFA-s ka vendosur të fusë në agjendë votimin për të pranuar Federatën e Gjibraltarin në Kongresin e 66-të nën pikën 15.2. Votimin për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës do të procedohet nën pikën 15.1. Këshilli rekomandon që Kongresi të pranojë Kosovën dhe Gjibraltarin si anëtarët 210 dhe 211 në FIFA. Po ashtu u konfirmua se nëse të dy federatat, pranohen në kongresin e 66-të, do të marrin pjesë në kualifikimet për Kupën e Botës 2018, me UEFA-n që do të merret me modalitetet për integrimin në garat preliminare”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Delegacioni i FFK-së niset për në kongresin e FIFA-s


Tashmë delegacioni i Kosovës është nisur për në Meksiko City.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Flamur Bunjaku janë nisur për në Meksikë për të marrë pjesë në kongresin e FIFA-s.
Në Kongresin që do të mbahet më 12 e 13 maj do të shqyrtohet kërkesa e FFK-së për pranim në FIFA.
Kosova me 3 maj është pranuar në UEFA, ndërsa pret edhe pranimin në FIFA.

Shaqiri mezi pret të luajë me Zvicrën në Euro 2016

Xherdan Shaqiri është duke numëruar ditët kur me Zvicrën do të paraqitet në Kampionatin Evropian që në muajin qershor do të mbahet në Francë.
Mesfushori i përfaqësueses zvicerane ka postuar një fotografi në Facebook derisa ka shkruar: “Edhe 30 ditë #euro2016 #xs23”.
Shaqiri u spekulua nga mediat zvicerane se ka vënë në dyshim gatishmërinë e tij për të luajtur për helvetët pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Krasniqi: Në seancën e 19 prillit lejova policin të intervenoj me kërkesë të deputetit të VV-së (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, që po e sulmon Nismën dhe atë.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka sqaruar momentin e votimit të Marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013, si dhe ndërhyrjen e sigurimit për t’i larguar nga foltorja deputetët e Vetëvendosjes.
“Deri sa unë po mendoja edhe në dorëheqje (ishin shumë miq që nuk më patën lënë të dorëheqësha edhe para kësaj seance), mora telefonat nga një deputet i VV-së, ai kërkoi nga unë: “që të intervenoja me polici se ata nuk po dinin sesi të dilnin nga situata në të cilin ishin futur”. Vetëm pas kësaj telefonate, u kam thënë policisë së Kuvendit që të ndërhynin në largimin e deputetëve të VV-së. Deputetët edhe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë. Pra, sikur mos të ishte kërkesa e deputetit të VV-së, kurrën e kurrës nuk do ta urdhëroja ndërhyrjen e policisë në Kuvend! Dorëheqja ishte puna më e lehtë e imja. Pse ata tani dëshirojnë ta mashtrojnë opinionin, është çështje e tyre”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi.
Më poshtë postimi i plotë i Krasniqit:
MOS E KEQPËRDORNI HESHTJEN TIME PARIMORE
Dardan Molliqaj në shkrimin e tij më titull: “Si po bitiset Nisma?”, të botuar në “Zëri”, në mes të tjerave shkruan: “E sa për Thaçin e kundër pazareve të tij, kryeparlamentari Krasniqi i kishte dy shanse ideale që s’i përdori: kur u bë Pacolli president (2011) dhe kur u ratifikua marrëveshja Thaçi-Daçiq (2013). Ato ishin momente vendimtare politike kur ka mundur të japë dorëheqje dhe ta nis Nismën. Sot, Jakup Krasniqi tashmë ka vendosur që të mos ketë shans të tretë”. Kështu shkroi këto ditë në “Zëri”, D. Molliqaj.
Konsideroj që ia vlen që ta sqaroj opinionin, për disa zhvillime në seancën e Kuvendit të Kosovës ku është diskutuar Marrëveshja e 19 prillit 2013. Pasi ketë e paska bërë temë Sekretari i VV-së.
Diskutimi im për Marrëveshjen e 19 prillit 2013, ka qenë analitik e përmbajtjesor, prandaj të interesuarve po ua sjellë në kujtesë edhe një herë atë diskutim i cili gjendet në ketë link:
Pse nuk e pengova votimin?
E kam thënë disa herë kam qenë Kryetar i Kuvendit, jo mbret apo despot. I kam paralajmëruar deputetët me paqartësitë e pasojat që i kishte Marrëveshja në fjalë. Vullneti i shumicës së deputetëve ishte për ta votuar atë. Në Kuvend vendosë jo vota e vullneti i Kryetarit, por shumica e deputetëve! Kush mendon ndryshe, ai nuk ka lidhje me sistemin demokratik dhe demokracinë!
Atë ditë para se të fillonte votimi, në zyrën time ka ardhur Komandanti i njësisë speciale, i cili me tha:”Shefi (Kryeministri) me tha se policët do të hyjnë në sallën e Kuvendit”. Unë i thash: Për Kuvendin, shefi jam unë. Unë nuk e kam dhënë një urdhër të tillë e as më ka thënë kush gjë! Komandanti i policisë u pajtua, kuptohet pasi i thash, çdo hyrje e policisë në sallë, unë do e ndërpres seancën. Ketë e kisha të drejtë që ta bëja dhe e bëra.
Pas reagimit të deputetëve të VV-së, e kam ndërprerë seancën dhe i kam thirr Kryetarët e GP në zyrën time. Të gjithë një zëri, veç Kryetarit të GP të VV-së, kanë thënë “pse nuk e qite në votim, ne deshëm të votonim”! Dihet më vonë Marrëveshjen e votuan 86 (89) deputetët e Kuvendit.
Më pas deputetet e VV-së e “pushtuan” karrigen e Kryetarit. Të gjitha këto i ka parë opinioni, por opinioni nuk e ka parë dhe nuk e kam njoftuar deri më tani, (VV-së i është i njohur fakti të cilin do ta sqaroj më poshtë).
Deri sa unë po mendoja edhe në dorëheqje ( ishin shumë miq që nuk më patën lënë të dorëheqësha edhe para kësaj seance), mora telefonat nga një deputet i VV-së, ai kërkoi nga unë: “që të intervenoja me polici se ata nuk po dinin sesi të dilnin nga situata në të cilin ishin futur”. Vetëm pas kësaj telefonate, u kam thënë policisë së Kuvendit që të ndërhynin në largimin e deputetëve të VV-së. Deputetët edhe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë. Pra, sikur mos të ishte kërkesa e deputetit të VV-së, kurrën e kurrës nuk do ta urdhëroja ndërhyrjen e policisë në Kuvend! Dorëheqja ishte puna më e lehtë e imja. Pse ata tani dëshirojnë ta mashtrojnë opinionin, është çështje e tyre.
Dikush sot edhe mund të thotë pse nuk u dorëheqe nga pozita e Kryetarit të Kuvendit ?.
Në rend të parë, atë detyrë nuk e kisha marrë si dhuratë nga askush. Në rend të dytë, për atë pozitë më kishin votuar 90 nga deputetët prezent (vota që si ka marrë askush deri më sot në Kuvendin e Kosovës), veç atyre të VV-së që ishin kundër të gjithëve dhe e treta, nuk dëshiroja që Thaçi ta kapte edhe Kuvendin si institucionin më të lartë të shtetit. Madje, atëherë edhe Vetëvendosja ishte kundër dorëheqjes sime. Por ata, sot e kanë të drejtën që t’i hanë fjalët e veta!
Drejtuesit e VV-së e dinë ketë fakt! Ata nuk duhet ta keqpërdorin heshtjen time!
Krejt në fund. Për sa u përket shanseve të mija, e them me bindje se gjithë angazhimin e konfrontimin tim politik, mbase jo vetëm politik nder vite e kam bërë për vendin e kombin, se fateve personale edhe i dihet edhe nuk i dihet. Ndërsa angazhimin e konfrontimin politik të dy viteve të fundit, nuk e bëjë as për veti e as për gjeneratën e mashtruesve, të mashtruarve, të zhvatësve e grabitësve të çdo gjeja, pa dyshim që nuk e bëjë as për “revolucionarët” e “rinj”! E bëjë se e ndjej për obligim njerëzor e kombëtar!

Zhbogar: Edhe dy kushte, para se kosovarët të lëvizin pa viza


Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se para datës kur kosovarët do të mund të hynin pa viza në BE, kërkohet që të vazhdohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.
Ai ka thënë se Kosova ka pritur për një kohë të gjatë, ku mjaft shumë është kërkuar dhe mjaft shumë ka bërë Kosova.
“Do të vazhdojmë të monitorojmë dy gjëra, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe gjëja e dytë që po kërkojmë është që të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi, para datës kur kosovarët do të mund të hynin pa viza në BE. Dhe mendoj që kemi pak kohë”, ka thënë ai në një intervistë për televizionin publik.
Duke folur për 9 Majin, Zhbogar tha se sot festohet 66 vjetori, që nga deklarata e themelimit të BE-së, edhe pse BE-ja ka pas probleme financiare, kjo ditë është për t’u festuar dhe kujtuar bashkimin e BE-së. 

Çollaku: Brenda tri vjetëve aplikojmë për statusin e kandidatit në BE

























Holanda dhe Sllovakia premtuan se do të mbështesin Kosovën drejt proceseve integruese. Në këtë konferencë të organizuar në Prishtinë u tha se Kosova duhet të vazhdojë luftën kundër krimit e korrupsionit.
Ministri për Integrime, Bekim Çollaku tha se Kosova po arrin një transformim shumë pozitiv në proceset integruese, ani pse rruga e Kosovës drejtë BE-së është shumë e komplikuar, krahasuar me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Çollaku, gjatë konferencës së organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në Kosovë, që për qëllim pati prioritetet e presidencës së Mbretërisë së Holandës në Këshillin e BE-së, me fokus të veçante Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, tha se me gjithë sfidat që po përballet Bashkimi Evropian, nuk ka zbehje të interesimit të BE-së për zhvillimin e vendeve të rajonit, përshirë këtu Kosovën.
Ai foli për të arriturat e Kosovës në proceset integruese, në veçanti për implementimin e MSA-së dhe lëvizjen e lirë, duke thënë se Kosova ka shënuar hapa shumë pozitivë drejtë perspektives evropiane.
Çollaku tha se kanë në fokus zbatimin e plotë të MSA-së brenda afatit të përcaktuar.
Ai bëri të ditur se po synojnë që gjatë mandatit të institucioneve të tanishme të BE-së, Kosova të aplikojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar tha se të arriturat e Kosovës në proceset integruese, janë rezultat konkret i punës së institucioneve të Kosovës.
Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar, korrupsionin dhe të çojë përpara marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, nëse duan që qytetarët të mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së.
“Rekomandimi për liberalizim të vizave është rezultat konkret i institucioneve të qytetarëve të Kosovës. Tani i mbetet Parlamentit Evropian dhe shteteve anëtare që ta qojnë përpara këtë rekomandim sa më shpejt që është e mundur. Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini ishte këtu para një jave dh iu adresua Kuvendit të Kosovës ku shprehu përkrahjen e saj dhe të BE-së për Kosovën. Kosova duhet të vazhdojë luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje edhe demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët e juaj të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza drejtë vendeve të Bashkimit Evropian. Gjatë javëve që kaluara kemi parë operacione në Kosovë, ku i ka në arrestuar persona të ndryshëm që kanë qenë të lidhur me krim dhe korrupsion, andaj këtë e shohim si shenjë të mirë se institucionet kanë filluar të punojnë në mënyrë shumë intensive dhe Kosova po bënë përpjekje reale në zgjidhje ne këtyre problemeve”, tha Zbogar.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems duke u zotuar për mbështetje të fuqishme për Kosovën, tha se prioritet kanë forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.
“Veçanërisht për Kosovën, prioriteti është në rrugën drejtë përafrimit me Bashkimin Evropian. Holanda ka qenë, është dhe do të mbetur një partner i fuqishëm i Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Përforcimi i demokracisë, sundimi i ligjit, është prioritet i jonë, besojmë fuqishëm që sundimi i ligjit është një para-kusht esencial për një zhvillim të qëndrueshëm. Kosova ka filluar me implementimin e MSA-së, e cila është marrëdhënia e parë kontraktuale dhe rrjeti më i mirë formal mes Kosovës dhe BE-së. Implementimi kërkon vullnet politik, përpjekje, madje edhe këshillime, kjo është edhe arsyeja pse BE dhe shtetet anëtare të saj, përfshirë Holandën, po investojnë aq shumë në disa programe dhe projekte që t’iu mbështesim në këtë proces, qoftë me tema politike, dhe ekonomike”, tha Willems.
Ajo inkurajoi institucionet e Kosovës që të implementojnë reformat dhe të rrisin komunikimin me qytetarë, raporton KosovaPress.
Për mbështetje të madhe për Kosovën, drejt proceseve integruese, u shpreh edhe shefi i zyrës së Sllovakisë në Kosovë, L’ubomir Batary.
Ai tha se fillimi i implementimit të M SA-së dhe marrja e rekomandimit të vizave, është vetëm fillimi i një faze të re që kërkon përkushtim.
“Këtu nuk është fundi, por është vetëm fillimi i një faze të re, fazës së implementimit e cila do të kërkojë përpjekje të reja dhe të tjera tek masat që duhet të ndermirën. E çmoj, posaçërisht faktin që implementim i MSA-së është në fokus akterëve qeveritarë dhe jo-qeveritarë, Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare, përfshirë edhe Sllovakinë, të cilat janë të përgatitura që të iu asistojnë në këtë proces”, tha Batary.

Tuesday, May 10, 2016

Babai i Komandat Malishevës: I di emrat e atyre që i tradhtuan kosovarët në Kumanovë

Një vit pas rastit të Kumanovës, ku 10 kosovarë u vranë dhe 19 të tjerë u burgosën në Maqedoni, pas një aksioni të armatosur, ende nuk është bërë shumë e qartë se çfarë realisht ndodhi.
Skënder Krasniqi, baba i Muhamet Krasniqit, i njohur si Komandant Malisheva dhe i burgosur në Maqedoni, ka thënë se kosovarët shkuan në Maqedoni për të çliruar shqiptarët, porse u tradhtuan më pas.
Ai thotë edhe se e di kush e tradhtoi Grupin e Kumanovës.
“Ata kanë shkuar për çështjen shqiptare, për t’i çliruar gjithë shqiptarët që janë në Maqedoni dhe kanë shkuar me ftesë të disa shqipfolësve të cilët u ngritën kurth dhe i tradhtuan. Unë i di emrat, por unë do t’i them ata emra. Por, ata janë shqiptarë të Maqedonisë në bashkëpunim me strukturat maqedonase. Ata janë të shitur për të ruajtur pozitat e veta në qeveri dhe bashkëqeverisjen”, ka thënë Krasniqi në Ora e Fundit në Klan Kosova.
“Është një faktor i fuqishëm politik që i ka ftuar këta në Maqedoni”, tha ai.
Skënder Krasniqi ka treguar edhe për keqtrajtimet që u bëjnë policia maqedonase kur shkojnë për të vizituar djemtë e tyre në burgjet e Maqedonisë.
“Ne familjaret që shkojmë për t’i vizituar djemtë tanë në burg, njësia speciale maqedonase na kontrollon lakuriq, dhe na i kontrollojnë edhe veturat në detaje, kurse ata që janë të burgosur kanë keqtrajtime psikike dhe jetojnë në kushte të mjerueshme”.
Krasniqi, duke përcjellur bisedat që i zhvillon me djalin e tij kur e takon, tregon se asnjë nga të burgosurit nuk ndjehet fajtor për atë çfarë kanë bërë, por është një ndjenjë tjetër që i mundon ata.
“Ndjehen të tradhtuar. Por asnjëherë nuk janë penduar se shkuan në Kumanovë, sepse qëllimi ishte madhor, por ranë në tradhti dhe s’kishin çfarë të bënin”.
Babai i Komandat Malishevës ka pohuar se nuk ka besim fare në drejtësinë e Maqedonisë dhe se qeveritë e Kosovës e Shqipërisë nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar shtetasit e vet.
“Unë nuk besoj në drejtësinë në Maqedoni, por shpresoj se do të intervenojë faktori ndërkombëtarë. Ndërsa faktori shqiptar, as në Kosovës e as në Shqipëri, nuk ka bërë asgjë për ata të burgosur”.
Krasniqi ka mohuar edhe njëherë se i ashtuquajturi Grupi i Kumanovës ishte paguar për të shkruar në Maqedoni.
“Nuk shkuan për para, askush nuk vdes as për miliarda euro, ata shkuan për ideal, sepse për ideal jepet edhe jeta”, ka thënë Krasniqi në Ora e Fundit në Klan Kosova.

Bilicin e tradhtojnë lotët, flet pas triumfit dramatik kundër Man. Unitedit (Video)

Slaven Bilic ka folur pas fitores dramatike kundër Manchester Unitedit.
West Ham Unitedit ka mposhtur “Djajtë e Kuq” me rezultat 3:2, e cila ka zbehur shpresat e Manchesterit për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i West Hamit ka thënë se kjo është fitore historike dhe se futbolli nuk është vetëm lojë.

“Kjo është një natë e madhe dhe është fitore historike. Kjo nuk është vetëm një lojë”, ka thënë Bilic pas triumfit kundër Unitedit. /Telegrafi/

Kanceri definitivisht shkaktohet nga ky ushqim

Ndoshta keni lexuar raporte të mëhershme që thoshin se mishi i përpunuar është shkaku kryesor i kancerit. Dhe mishi i kuq duket se është shkaktari kryesor.
Ky lajm vjen nga Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtim të Kancerit (IARC), ekspertët e së cilës thonë se kanë kryer më shumë se 800 studime që tregojnë se mishi i kuq shkakton definitivisht kancer.
Kjo bazohet mbi të dhënat se kanceri i zorrës së trashë është më i zakonshëm tek njerëzit të cilët hanë më së shumti mish të kuq dhe të përpunuar.
Gjithashtu, ka prova të mjaftueshme që tregojnë lidhje të mundshme të kancerit të stomakut dhe pankreasit me mishin e përpunuar, por jo më shumë sesa kanceri i zorrës së trashë.
Të dhënat e mbledhura nga 800 studimet e kryera, treguan se njerëzit të cilët kishin ngrënë gjatë gjithë kohës mish të përpunuar kishin rreth 17% më shumë gjasa që të zhvillonin kancer të zorrës.
Në mishin e kuq, problemet duket se fillojnë kur një përbërës i quajtur ‘haem’ – pjesë e pigmentit të kuq në gjak, hemoglobinës – thyhet në zorrën tonë për të formuar përbërësit e quajtur “N-nitroso”.
Këta përbërës është gjetur se dëmtojnë qelizat që rreshtohen në zorrë, transmeton gazeta express. Të gatuash mishin në temperatura të larta, të tillë si grillë, krijon gjithashtu përbërës në mish që mund të rrisin rrezikun nga kanceri.

Djali i Bin Laden ka një porosi për xhihadistët në Siri

Hamza bin Laden, djali i themeluesit të organizatës terroriste Al Kaeda, Osama bin Laden, u ka bërë thirrje xhihadistëvë në Siri të bashkohen, duke thënë se lufta në vendin e shkatërruar nga lufta hap rrugën për “çlirimin e Palestinës”.
“Populli Islam duhet të përqendrohet tek xhihadi në Siri dhe t’i bashkohen radhëve të muxhahedinëve. Nuk ka arsyetim për ata që insistojnë në ndarjen apo faktin se e gjithë bota është mobilizuar kundër myslimanëve”, ka deklaruar 23-vjeçari Hamza bin Laden, në një audio porosi të publikuar në internet, transmeton Telegrafi.
Bin Laden
Udhëheqësi i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, gjithashtu i ka bërë thirrje xhihadistëve në Siri të bashkohen, pavarësisht faktit se ka kundërshtuar funksionimin e Shtetit Islamik (rival) dhe kalifatin që ata proklamojnë.
“Çështja e unitetit tani është çështje jetë a vdekje”, ka deklaruar Zawahiri në një audio mesazh. 

Nexhmedin Spahiu tregon kush e çoi në burg Azem Sylën

Analisti dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Nexhmedin Spahiu, ka thënë në Tribuna Channel se Azem Sylën e ka futur në burg partia që ai i ka takuar, PDK-ja.
Madje ai thotë se kjo nuk po ndodh vetëm me PDK, por kjo ka ndodhur edhe me partitë e tjera.
“Ky fakt nuk do ta dëmtojë PDK-në, por po e dëmton qëndrimi gjatë në pushtet”, tha Spahiu

Tolaj: Nuk e lejojmë askënd ta falë tokën e Kosovës

Valon Tolaj, sekretar ekzektuiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Klan Kosova ka thënë se është gabim që të harrohen problemet e lëvizjes së lirë në vend, duke u marrë me liberalizimin e vizave.
“Ishte aksion simbolik ai i sotmi, pjesë e përgatitjeve tona para protestës. Gjithë pompoziteti pas lajmit për liberalizimin e vizave bëri që të harrohet që ne nuk mund të lëvizim brenda vendit tonë. Kjo ishte një përpjekje për të risjellë në vëmendje këtë fakt”, tha Tolaj.
“Kemi pasur raste kur një ministër i Qeverisë së Kosovës është kthyer në gjysmë të rrugës, brenda territorit të Kosovës. Është e qenësishme që lëvizja e lirë të jetë për qytetarët, jo për ministrat. Ata kanë udhëtuar edhe për në vendet e BE-së, por kjo nuk është esenca”.
Tolaj ka deklaruar se nuk janë duke synuar riformatimin e qeverisë, por rrëzimin e saj, për shkak të gabimeve që ka bërë.
“Nuk është në fokusin tonë riformatimi i qeverisë. Ne duam që ajo të shkojë. Janë qindra mijëra qytetarë të vendit që kërkojnë që kjo qeveri të mos jetë më, për shkak të gabimeve që ka bërë deri tani. Nuk janë kërkesa individuale, por janë të mijëra njerëzve”.
“Nuk ka rëndësi kush është në qeveri, por ka rëndësi situata në vend. Nëse ne mendojmë që ajo është e mirë, atëherë mund të vazhdojmë me riformatime. Kemi korrupsion të lartë, investime të huaja të ulëta, papunësi në nivele shumë të larta”, tha Tolaj.
Sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ai ka theksuar se nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë që shtetit fqinj t’i falen gjithë ata hektarë tokë.
“Dy kauzat e përfolura nuk kanë qenë të vetmet, por kanë qenë nisma e një mori tjerash. Nuk do t’i falet asnjë minstri, kryeministri apo deputeti, që në emër të funksionit të tij të falë tokë që nuk është e tij”, tha ai.
Tolaj ka komentuar protestën e së shtunës, e organizuar nga AAK dhe NISMA, për të cilën ka thënë se i përket qyetarëve të vendit, ndërsa ka shprehur habinë për mospjesëmarrjen e Vetëvendosjes në të.
“Protesta nuk është e AAK-së, ajo është e qytetarëve të vendit. Sa i përket mospjesëmarrjes të Vetëvendosjes në të, mund të them që është e habitshme, për faktin që është e para protestë ndoshta, që ajo nuk e përkrahë”, tha Tolaj.

Portreti i Skënderbeut, i papublikuar më parë (Foto)

Gjergj Kastrioti Skënderbeu tek të gjithë shqiptaret tashmë është sinonim dhe simbol i luftës për liri e pavarësi.
Pas vdekjes së tij, kujtimin për të evropianët e ruajtën në shumë libra, piktura e këngë, kurse tek shqiptarët kujtimi i tij do të kthehej disa shekuj më vonë, në periudhën e nacionalizmit. E njohur si “Rilindja Kombëtare”, ideologët e nacionalizmit shqiptarë do ta kthenin imazhin e Skenderbeut, në një mit për kauzën e tyre nacionaliste, shkruan Infokusi.com.
Kemi parë shumë portretizime të tij, të cilat shprehin një burrë të fuqishëm dhe shumë luftarak. I tillë vjen në mendjet tona sa herë që ai kujtohet.
Një portret i tij e papublikuar më parë është gjetur në arkivat e Stambollit nga studiuesi i nacionalizimit Shasivar Kabashi, i cili aktualisht vijon studimet master mbi Historinë Osmane në Universitetin e Stambollit.
ABEYS-1-655x1024
Sipas studiuesit ky portret gjendet në arkivën e “Ataturk Kitaplığı”- Beyoğlu/Istanbul dhe mund t’i takoi fillimshekullit të XX-të.
Më pas historiani shprehet ekskluzivisht për portalin e lajmeve Infokusi.com se: “Mbishkrimi në gjuhën osmane: ”Fatih Sultan Mehmet devrinde meşhur İskender bey” – do të thotë “Skënderbeu i famshëm i periudhës së Sultan Mehmet Fatihut”.
“Një nga detajet interesante të portretizimit të Skënderbeut është edhe kapela që ai mban në kokë, e që ngjason shumë me ato të osmanllinjëve mysliman të asaj kohe, e në veçanti me ato që bartnin Bektashianët. Vlen të përmendet fakti që Bektashianët si komunitet i veçantë (de facto) është një nga kontribusit më të mëdhenj të nacionalizmit ndër shqiptarë. Poeti i famshëm Naim Frashëri i cili vije nga ky komunitet botoi më 1898 veprën “Istori e Skënderbeut”. I ndodhur në një rivalitet me pushtetin në Stamboll, që pas mbylljes së teqeve bektashiane të Stambollit më 1826 nga ana e shtetit Osman, bektashianët, aktivitetin e tyre do të bartnin në Shqipërinë Jugore, ku do të bëhen edhe fole për nacionalizmin shqiptar”, theksoi Kabashi për portalin e lajmeve Infokusi.com