Tuesday, January 17, 2017

Biden takohet me Vuçiqin në Davos: “Telefon i kuq” Beograd - Prishtinë?


Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçqi ka deklaruar sot në Davos, pas takimit ne nënkryetarin e SHBA –së në largim Joe Biden, se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmit dhe se në këtë kuptim është i gatshëm edhe në vendosjen e linjës së nxehtë Beograd – Prishtinë.

“Çdo gjë mund ta zgjidhim, nëse duhet të vendosim “linjën e nxehtë” Beograd – Prishtinë, “linjë të kuqe”, e quajmë si të doni, që të dëgjohemi në çdo moment, unë nuk kam asgjë kundër. Të bëjmë diçka o burra që të kemi paqe e stabilitet”, citon Vijetisonilne të ketë thënë Vuçiq.
Nënkryetari amerikan Biden ka theksuar se janë “janë bërë hapa të mëdhenj në dialogun me Prishtinën”.

GAP: Qeveria shkeli procedurat rreth Projektligjit për Pagat [video]


Miratimi i Projektligjit për Paga nga ana e Qeverisë së Kosovës po vlerësohet si shkelje e procedurave ligjore nga Shoqëria Civile, raporton KTV.

Në bazë të agjendës së Reformave Evropiane të Komisionit Evropian, të miratuar nga vetë qeveria, përveç këtij projektligji, edhe dy projektligjet e tjera, ai për Organizmin e Administratës Publike dhe për Shërbimin Civil, do duhej të hartoheshin në koordinim të plotë me njëri-tjetrin.
Visar Rushiti nga Instituti GAP thotë se ngutja e Ministrisë për ta proceduar në Kuvend këtë projektligj pa diskutime publike dhe pa përfshirjen e aktorëve relevantë do të shkaktojë telashe të mëdha. 
Sipas Rushitit, edhe me miratimin në Kuvend të këtij Ligji, ai nuk mund të hyjë në fuqi, për shkak se, siç thotë ai, do të duhej të jenë gati edhe dy ligjet tjera.
Ndërkaq, në Ministrinë e Administratës thonë se janë duke punuar në hartimin edhe të dy ligjeve të tjera, derisa për këtë presin edhe përkrahjen e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe Ministrisë së Financave.
Por, sipas Shoqërisë Civile, deri në nëntor të 2017-ës, ky ligj bashkë me dy ligjet tjera nuk do të mund të hyjë në fuqi. Pas miratimit në Qeveri të Projektligjit për Paga, pati reagime të shumta, për shkak të rritjes së koeficientit të pagave.

SHBA mbështet Kosovën për ndaljen e trenit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i dha sot mbështetje autoriteteve të Kosovës në vendimin për ndalimin e trenit serb që të hyjë në territorin e Kosovës.
Përmes një deklarate, ambasada amerikane thotë se Kosova ka të drejtë t’i kontrollojë kufijtë e vet.
“Kosova është një shtet sovran e i pavarur dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që ta kontrollojë se kush dhe çka kalon në kufijtë e saj. Jemi të lumtur që nuk pati konfrontime në kufi, por askush nuk përfiton nga rritja e nacionalizmit”, thuhet në deklaratë.
Por ambasada u ka bërë thirrje palëve që t’i shmangin konfrontimet dhe të angazhohen në dialog.
“SHBA-të e mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian si rruga më e mirë përpara për marrëdhëniet Kosovë- Serbi dhe kërkojmë nga të gjitha palët që ta shmangin retorikën e rrezikshme dhe të vazhdojnë të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe të jetëve të qytetarëve të të dyja vendeve”.
“Ne sot kremtojmë ditëlindjen e Dr. Martin Luter King Jr. i cili ka thënë “gjithmonë është koha e duhur për të bërë gjëra të duhura”; tani është koha të punohet për bashkëpunim dhe kundër konfrontimeve”, tha ambasada amerikane në Kosovë.

Matoshi: Serbia po bën luftë speciale ndaj Kosovës

Zhvillimet e fundit në vend kanë trazuar sërish raportet në mes Kosovës dhe Serbisë. Tentimi i fundit i Serbisë që në Kosovë të fus trenin, ka nxitur pakënaqësi të mëdha saqë zyrtarët serbë kanë filluar me kërcënimet e tyre ndaj shtetit të Kosovës.

Ka qenë presidenti serb, Tomislav Nikoliqi, i cili ka thënë se do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, sepse sipas tij ky është qëndrim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Lidhur me këtë deklaratë të Nikoliqit, analisti Halil Matoshi ka thënë për Telegrafin se presidenti serb është alarm për Brukselin e jo për kosovarët.
“Presidentit serb, Tomisllav Nikoliq, që njihet si nj nacionalist ekscentrik dëshmon paaftësinë e Serbisë për ta kapur momentin për demokratizim dhe integrime evropiane dhe epërsinë e nacionalizmit etnik në këtë shtet ballkanik. Pra, Nikoliq është problem për shoqërinë dhe shtetin serb si dhe alarm për Brukselin zyrtar e jo për kosovarët”, ka thënë Matoshi.
Matoshi më tej ka theksuar se deklarata e presidentit serb se do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, nuk duhet të merret seriozisht.
“Atë nuk duhet marrë seriozisht, porse fushata e Serbisë për defunksionalizimin e shtetit kosovar dhe shpërbërjen e shoqërisë kosovare duhet marrë seriozisht dhe duhet ndërtuar një strategji kombëtare për t’u përballë me këtë Luftë Speciale të Serbisë”, ka thënë Matoshi për Telegrafin.
Presidenti serb Nikoliq përveç deklaratës se do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, ai po ashtu ka thënë se do të kërkojnë garanci nga Brukseli që ROSU të mos shkel kurrë më në veri.
E sa i përket kësaj deklarate, analisti Matoshi ka thënë se kjo mbetet vetëm një dëshirë e tij, pasi që, siç u shpreh ai, ROSU është forcë legale kushtetuese dhe ka të drejt në operacionet e saj në tërë territorin kushtetues të Kosovës.
“Këtë e konfirmoi edhe KFOR-i. Dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Policia kosovare është force për zbatim të ligjit në Kosovë dhe ajo do t’i mbrojë njëjtë edhe serbët kosovarë, nëse gjenden në ndonjë situate kërcënuese për ta – dhe ajo nuk shkon atje për të vrarë serbët – si kishte dëshirë të ndodhte Aleksandër Vuçiqi!?”, tha Matoshi, duke shtuar se shkuarja e policisë kosovare në Jarinjë ishte gjest që rriti krenarinë kombëtare të kosovarëve dhe si i tillë duhet inkurajuar.
Matoshi më tej shtoi se është mirë që nuk pati nevojë për veprime luftarake. I pyetur se çfarë duhet të bëjë shteti i Kosovës karshi këtyre kërcënimeve të presidentit serb, Matoshi u shpreh se dialogu duhet të ndërpritet.
“Për qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave dhe ideve, (në këtë rast sipas strategjisë evropiane të hekurudhave) së pari duhet të hiqen muret. Pra ato në kokat e nxehta të nacionalistëve, e pastaj edhe ai muri fizik në mes qyteti. Në dekadën e dytë të shekullit 21. Prishtina s’ka pse flet me Beogradin as për trenin as për murin në territorin e saj, (duhet vetëm t’u përmbahet ligjeve të saj) por as për agjendat e Serbisë për t’ia lehtësuar frymëmarrjen rreth Kapitullit 35”, u shpreh Matoshi.
Analisti pastaj ka pasur edhe një porosi për presidentin serb, duke i thënë se sa i përket çështjes së trenit le t’i drejtohet Autoritetit Kombëtar të Hekurudhave të Republikës së Kosovës, që rregullohet me ligjin Nr. 04/L-063 (2011.)
Matoshi ka theksuar se pala kosovare duhet ta ndërtojë strategjinë vet dalëse (sepse nuk ka dialog të përhershëm për të njëjtat tema) dhe t’ia nis Brukselit zyrtar agjendën e vet të dialogut me Serbinë.
“ Ndër çështjet thelbësore të kësaj agjende duhet renditur: Heqjen e Kosovës nga preambula e Kushtetutës së Serbisë. Anulimin e fletarresteve në Interpol, për ish guerilët e UÇK-së . Reparacionet (dëmet) e luftës. Kthimi i pensioneve të kosovarëve të plaçkitura nga fashizmi i Millosheviqit,Të pagjeturit e luftës, Pajtimi i Serbisë që të hiqet fusnota për Kosovën në nisma rajonale e ndërkombëtare dhe mospengimi i saj që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, fillimisht në UNESCO e deri në OKB. Të drejtat e ligjshme të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka theksuar Matoshi.

Ai ka thënë se në rast se Serbia nuk pajtohet me këtë agjendë, Prishtina duhet të ndërmarr masa reciprociteti si: Padi në Gjykatat Ndërkombëtare ndaj shtetit serb, për veprime gjenocidiale në Kosovë; fletarreste të brendshme për Nikoliqin, Vuçiqin, Daçiqin, Dikoviqin, Drecunin, Lazanskin etj, dhe bllokadë ekonomike e mallrave “Made in Serbia”.

Hyseni përgënjeshtron Thaçin: Presidenti nuk mund të urdhërojë policinë [video]


Vendimi për ndalimin e trenit nga Serbia në Kosovë është marrë nga Policia e Kosovës. Deklarata e presidentit të vendit, Hashim Thaçi nuk qëndron, ka thënë ministri Skender Hyseni në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se edhe nëse do të ekzistonte një leje për kalimin e atij treni, ai nuk do të lejohej me ato lloj sllogane.
“Vendimi ka qenë që asnjë tren i atij lloji me ato sllogane të mos lejohet”, ka thënë ai.
Vendimi është marrë në momentin që është nisur treni, thotë Hyseni.
“As Presidenti, as kryeministri, as ministri i Brendshem nuk i jep urdhëra Policisë së Kosovës. Policia merr vetë vendime për veprime operative”, ka thënë ai.

Sunday, January 15, 2017

Fshatrat e Istogut me mungesë të ujit tash e disa ditë [video]

Banorët e fshatit Syriganë dhe tri fshatrat përreth të Komunës së Istogut ka disa ditë që ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes.


Në kohën kur temperaturat janë nën zero, banorët thonë se mungesa e ujit ka vështirësuar edhe më shumë jetesën, raporton KTV.
Për këta banorë nuk është vetëm uji problem, pasi edhe energjia elektrike ka pothuajse një javë që nuk funksionon.
E, reshjet e shumta të borës kanë shkaktuar vështirësi edhe në qarkullim, me ç’rast edhe kanë bllokuar disa rrugë.
Banorët thonë se kanë kërkuar disa herë intervenimin e Komunës, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.
Zyrtarët komunalë të Istogut kanë pranuar problemet me ujë, por thonë se këtë vit do të bëjnë zgjidhje.
Ndërkohë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se ekipet e KEDS-it kanë qenë vazhdimisht në terren në këtë Komunë dhe se energjia elektrike është rikthyer. 

Fshatrat e Istogut me mungesë të ujit tash e disa ditë [video]

 15 Janar 2017 - 20:26      

Banorët e fshatit Syriganë dhe tri fshatrat përreth të Komunës së Istogut ka disa ditë që ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes.

Në kohën kur temperaturat janë nën zero, banorët thonë se mungesa e ujit ka vështirësuar edhe më shumë jetesën, raporton KTV.
Për këta banorë nuk është vetëm uji problem, pasi edhe energjia elektrike ka pothuajse një javë që nuk funksionon.
E, reshjet e shumta të borës kanë shkaktuar vështirësi edhe në qarkullim, me ç’rast edhe kanë bllokuar disa rrugë.
Banorët thonë se kanë kërkuar disa herë intervenimin e Komunës, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.
Zyrtarët komunalë të Istogut kanë pranuar problemet me ujë, por thonë se këtë vit do të bëjnë zgjidhje.
Ndërkohë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se ekipet e KEDS-it kanë qenë vazhdimisht në terren në këtë Komunë dhe se energjia elektrike është rikthyer. 

Fshatrat e Istogut me mungesë të ujit tash e...